Mickoski: VMRO-DPMNE do të jetë pjesë e Qeverisë 100 ditë përpara zgjedhjeve

100 ditë para zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme VMRO-DPMNE do të jetë pjesë e Qeverisë që do ti zbatojë ato dhe do të jetë pjesë e kushteve që do ti përmbajë kodi i ri zgjedhor.

Këtë e paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në Top Tema në Tv Telma.

“Siç ishte kusht më herët në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2016, kjo do të ndodhë tani. Ne thamë se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, e kam përsëritur atë në të paktën dy intervista dhe këtu po flas tani qartë dhe me zë të lartë. Si një opozitë duhet të ndihemi rehat gjatë zgjedhjeve. Duhet të kemi zgjedhje të ndershme dhe pjesëmarrja jonë në kodin e ri zgjedhor duhet ta garantojë këtë”, tha Mickoski.

Loading...