MICKOSKI: VMRO-DPMNE KA HEQUR DORË NGA PARATË PËR FUSHATËN E REFERENDUMIT

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi se partia e tij ka hequr dorë nga mjetet për fushatën e referendumit. Në një postim në rrjetin social në fejsbuk, Mickoski ka shkruar se do të interesohet nëse mjetet e ndara për grupin parlamentar të VMRO-së, mund të jepen donacion për ndërtim ose sanim të gjimnazit të Tetovës “Kirill Pejçinoviq”. Nëse nuk ka mundësi që në këtë formë të transferohen mjetet, Mickoski tha se nuk do të kërkojnë para fare dhe pasi ato të kthehen në buxhet, duan të Qeveria ti destinojë për gjimnazin e Tetovës. Por Mickoski megjithatë ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të bëjë thirrje tek antarësia që të bojkotojë referendumin tërësisht, apo nëse do të dalë në votime me përcaktim kundër.
“VMRO DPMNE-ja e me forcat dhe mjetet e saj, dhe me mbështetje të popullit i cili është shtylla e pushtetit dhe legjitimitetit në këtë vend, duke shkuar derë më derë, nëpër mëhalla, nëpër qytete, fshatra, do të marrë pjesë në fushatë dhe do të jetë kundër kësaj marrëveshjeje, dhe në momentin kur do ta definojmë qëndrimin përfundimtar lidhur me vetë aktin e votimit, pjesëmarrjen në referendum, i njëjti do tu kumtohet qytetarëve”, kishte shkruar Mickoski në Fejsbuk. /SHENJA/

Loading...