Mickoski: Zaev shpesh herë betohet, por të njejtat betime i thyen

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, ka theksuar se Zoran Zaev punon kundër interesave nacionale dhe shtetërore, transmeton Zhurnal.

Sipas Mickoskit, edhe përkundër faktit që Zaev është betuar para Kushtetutës, ai pandërprerë po shkel Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë.

“Kur bëhet fjalë për betimin, kjo është pasqyra e tij se shpesh herë betohet, ndërsa shohim se edhe përkundër këtyre betimeve ai të njejtat i shkelë. Kështu që, ajo që është betuar para Kushtetutës se do ti mbronë interesat e qytetarëve, do të mbronë interesat nacionale dhe shtetërore, do ti mbronë ligjet dhe Kushtetutën, në praktikë po ndodhë krejtësisht e kundërta”, tha mes tjerash Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Loading...