Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, mbrëmë vonë njoftoi se për referendumin e 30 shtatorit ka vendosur që të mos u përzihet qytetarëve se si të votojnë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, gjatë konferencës së mbrëmshme tha se kërkon debat televiziv me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa ky i fundit sot ju përgjigj duke i thënë se do të pranojë debat me Mickoskin vetëm nëse ai shprehet haptas kundër referendumit.

Debatin për përballje televizive Hristijan Mickoski e ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, duke thënë se Zoran Zaev duhet të mbledh kurajo dhe të pranojë debatin.

“Do t’i tregoj në fund të duelit Zaevit se çfarë mendoj për bojkotin, ai vetëm duhet të merr guxim, të mos ikë nga e vërteta dhe të pranojë debat. Nëse frikësohet dhe kërkon justifikim, kjo është tipike për një njeri që e di se si të rrokulliset dhe sillet në mënyrë të pahijshme ndaj popullit të tij, duke u frikësuar të përballet me të vërtetën, ndërsa e vërteta është poshtërimi kombëtar, grabitja kolektive, gënjeshtra dhe paudhësia”, shkruan Mickoski.

Ai më tej thotë se në duel televiziv Zaevi nuk mund të krijojë mjegulli me mediat që janë nën ndikim të pushtetit, as nuk do të ketë partiakët e tij që shpërndajnë të pavërteta dhe as dikë nga jashtë që mund ta mbrojë.

“Sigurisht për këtë arsye nuk e lëshojnë të del në debat televiziv”, shkruan në fund Mickoski./

Loading...