Trajneri i klubit të basketbollit “Shkupi”, Enver Miftari, ka deklaruar se i kanë tejkaluar të gjitha pengesat e vendosura nga Federata e basketbollit të Maqedonisë (FBM) dhe tani vazhdojnë të luajnë në Superligë.

“Edhe pse kishte pengesa për të filluar dhe  për të vazhduar në Ligën e parë, bordi i KB Shkupi edhe njëherë bëri me dije se s’ka forcë që ndal klubin e zemrës, ‘ushtrinë’ bardheblu. Deri sa dikujt ndoshta i pengon të luhet basketboll në Çair ju kundërpërgjigjemi se basketbolli, KB Shkupi, do të luaj dhe do të jetoj sa malet. 350 fëmijë janë ‘ushtria’ më e mirë e KB Shkupi me dy ekipe të vajzave si dhe të meshkujve në Ligën e parë është i vetmi klub në Maqedoni, ndoshta me pak mjete finansiare, por me zemër dhe dëshir një ditë shumë shpejt ky klub i zemrës do të dominojë në basketbollin në Maqedoni”, deklaroi trajneri i KB Shkupi, Enver Miftari.

Loading...