Është tensionuar situata në mes të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-së, Jakup Krasniqi dhe deputetit të kësaj partie Milaim Zeka. Milaim Zeka i ka reaguar Krasniqi, pasi ky i fundit ka kërkuar falje mbrëmë para qytetarëve dhe familjeve shqiptare që ka lejuar Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e partisë NISMA.
“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…”, tha Zeka. E mbrëmë Krasniqi në një postim në facebook tha se është penduar që ia ka mundësuar Milaim Zekës kandidimin për deputetë.
Kjo situatë vie pas deklarimeve të fundit nga deputeti Zeka se ai nuk është anëtar i NISMA-së, por ai kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie, madje ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat ndaj Krasniqit ku ka thënë se shumë familjarë të Krasniqit po punësohen nëpër ministri ku i zotëron kjo parti.

Loading...