Milan dhe Inter mund të vazhdojnë “bashkëjetesën” në San Siro. Ndryshimi i pronësisë tek kuqezinjtë, rihapi diskutimet mes dy klubeve në lidhje me çështjen e stadiumit, që ishte mbyllur kur president i Milanit ishte Yonghong Li. Nëse në atë kohë, zikaltrit kishin filluar të mendonin se do të ishin i vetmi klub që do të luanin në San Siro, por sot gjërat kanë ndryshuar. Të dyja skuadrat do të mundohen të arrijnë një marrëveshje me bashkinë e Milanos, për një konçesion që do të zgjasë 99 vite. Nuk mund të flitet për një stadium në pronësi, por është diçka shumë afër saj.

Aktualisht është aprovuar një plan mirëmbajtjeje për stadiumin, me shifrën e pagesës që arrin 15 milionë euro. Ndërkohë, në javët e ardhshme, drejtuesit e klubeve milaneze do të takohen së bashku, në mënyrë që të paraqiten me një plan të përbashkët përpara bashkisë së qytetit. Kjo e fundit, është gati për këtë zgjidhje, e cila do t’i lejonte tifozëve të qëndronin në “shtëpinë” e tyre historike, e gjithashtu do t’i jepte mundësinë klubeve të kishin një aset të rëndësishëm, për zhvillimin dhe konsolidimin ekonomik në nivel botëror. Milani dhe Interi janë gati për të qëndruar e për të mirëmbajtur së bashku San Siron, të shpenzojnë për rinovimin e stadiumit, në mënyrë që të bëhet një impiant modern pa humbur bukurinë historike.

Loading...