Gianluigi Donnarumma konsiderohet nga shumë si portieri më i fortë në botë në të ardhmen e afërt. Kanë qenë të paktë në të kaluarën lojtarët, që në moshën e tij, kanë treguar se kanë potencialin e tij, edhe për këtë arsye, vendimi të mos rinovojë kontratën që e lidh me Milan-in, ka sjellë si pasojë një tërmet të vërtetë në merkaton e futbollit. Nuk janë të paktë ata që prisnin më shumë mirënjohje nga ana e Gigio-s për klubin që i dha mundësinë të luante titullar në një moshë të tillë në Serie A. Por edhe për faktin që kuqezinjtë i ofruan një kontratë me shifra faraonike, por sigurisht mund të jenë disa klubet e Kontinentit të Vjetër të gatshme t’i garantojnë një perspektivë të nivelit botëror.

Akuzat e ashpra të bëra nga Mino Raiola ndaj Milan-it dhe fjalët e thëna nga presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez për Onda Cero, “E gjithë bota thotë se Donnarumma është një lojtari madh, që është trashëgimtari i Buffon-it. Po e ndjekim”, të shtyjnë të mendosh për një të ardhme me “Los Blancos” për “baby-fenomenin” kuqezi, por në realitet situata me Milan-in mund të mos jetë përfundimtare. Orët e fundit në fakt, kanë marrë udhë zërat që do të dëshironin një tentativë për riafrimin e Milan-it me Donnarumman. Si Fassone ashtu edhe Mirabelli, pavarësisht zhgënjimit të fortë, kanë rezervuar për portierin e ri fjalë të mëdha dhe tani po kërkohet të kuptohet se sa është mundësia për qepur marrëdhënien e grisur.

Gianluigi Donnarumma Milan Serie A 2016-17

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Donnaruma pavarësisht se gjatë karrierës së tij të shkurtër ka treguar pjekurinë e një lojtari më të rritur, ka mbetur i tronditur nga kritikat e fundit, dhe së bashku me familjen e tij, po mendojnë se çfarë është më e drejtë. Të bëjë një hap mbrapa mund t’i leverdisë të gjithëve, por për momentin në shtëpinë e Milan-it askush nuk ka iluzione të mëdha.

Fassone nuk do ta kishte problem të bënte hapin e parë, por më pas duhet parë nëse do t‘i mjaftojë Raiola-s për një riafrim përfundimtar. Milan-i nuk duket se ka qëllim të dorëzohet lehtësisht dhe e di që një marrëveshje e mundshme për rinoviminin do të ishte një goditje e fortë, por edhe një sinjal shumë i rëndësishmë. Dëshira për të ritentuar është, dëshira për të harruar ditët e fundit është, dhe nëse gjithë kësaj do t’i shtonin edhe një klauzolë lirimi të përshtatshme rruga mund të bëhet më e shtruar.

Ndërkohë Mirabelli ka ecuar përpara duke shtuar kontaktet me Perin dhe Neto, por një qëndrim i mundshëm i Donnarumma-s mund të sjellë braktisjen e të dyja pistave.

Loading...