Milan, prezantohet Montella: Objektivi, Europa

Nis zyrtarisht aventura e Vicenzo Montellës në stolin e Milanit. Trajneri i ri  u prezantua në ambientet e klubit nga administratori i deleguar i kuqezinjëve, Adriano Galliani. Ky i fundit fillimisht thuri elozhe për Montellën duke theksuar se drejtuesit e Milanit vendosën të emërojnë 42-vjecarin italian në krye të skuadrës për faktin se në këto vitet e fundit në drejtimin e ekipeve të ndryshme ka arritur gjithmonë rezultate, por mbi të gjitha sepse ish lojtari i Romës aplikon një futboll sulmues dhe shumë tërheqës. Më pas fjalën e mori vetë Montella.

“Është e paimagjinueshme sesi Milani nuk merr pjesë prej 3 sezonesh në Kupat e Europës. Ky do të jetë objektivi ynë primar, pra të rikthehemi në Europë. Që nga momenti që kam filluar punën si trajner kam menduar të përmirësohem. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, është një përgjegjësi shumë e madhe për mua të jem trajneri i Milanit, por do të punoj fort, plot energji. Jam entuaziast por njëkohësisht i përqëndruar te puna ime”.

Objektivat për sezonin e ri dhe merkato ishin këto dy temat e tjera që preku Montella.

” Nuk kemi kohë për të humbur, unë dhe stafi im duhet të njihemi menjëherë me skuadrën. Fakti që Milani nuk kualfikohet në Kupat e Europës prej 3 sezonesh do të thotë që dicka nuk shkon. Do të bëjmë maksimumin për ta ndryshuar dicka të tillë. Borja Valero? Nuk është e vërtetë që e kam kontaktuar janë thjeshtë thashetheme. Merkato do të jetë e rëndësishme. Duam të afrojmë në skuadër futbollistët që do ti shërbejnë projektit tonë”.

Loading...