Sport

Milani afër përjashtimit nga UEFA

download

Probleme në fushë dhe jashtë saj për Milan-in e ri. Shuplaka e fundit ka ardhur nga Nyon: UEFA ka hedhur poshtë “voluntary agrement” të propozuar nga drejtuesit e klubit kuqezi. Projekti i Yonghong Li, i prezantuar nga Fassone në fillimin e nëntorit, nuk ka bindur komisionin e “fair play”-it të UEFA-s. Çfarë rrezikojnë kuqezinjtë tani? UEFA pritet t’i ndëshkojë milanezët, në rast të një kualifikimi në Champions ose Europa League.

Kështu, pas Benevento-s ka ardhur një tjetër goditje për Milan-in. por kjo e fundit rrezikon të jetë më e dhimbshme, sepse shton dyshimet mbi pronësinë e re kineze. Hedhja poshtë e dosjes prej 150 faqesh, të prezantuar nga drejtuesit kuqezinj, është një sinjal aspak inkurajues dhe komplikon planet e Fassone-s. Në Nyon nuk i kanë besuar potencialit të tregut kinez mbi të cilin Yonghong Li ka bazuar projektin e tij.

Çfarë ndodh tani? Përveç dëmtimit të imazhit, Milan do të ndëshkohet, nëse do të kualifikohet në kompeticionet europiane. Ndëshkime që do të vendosen në pranverë. Rreziku më i madh është përjashtimi. Fassone, njeri i shifrave (siç ka thënë vetë ai), do të duhet të gjejë një rrugë tjetër për të rregulluar llogaritë. Shitjet e lojtarëve më të mirë në verë, që nuk ishin parashikuar deri tani, mund të jenë të domosdoshme.

Llogaritë e klubit, pavarësisht rritjes së kapitalit, vazhdojnë të jenë shqetësuese për parametrat e UEFA-s dhe, për rrjedhojë, marrëveshja (settlement agrement), e arritur në vitet e fundit nga Roma dhe Inter, mund të jetë një mirazh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top