Këtë fundjavë shumë gjëra do të bëhen të qarta në garën për titull në Itali. Juventusi udhëton në “Guisepe Meazza” tek Inter, kurse Napoli do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve në Firencë te Fiorentina.

“Corriero dello Sport’ zbulon se bileta për në ndeshjen në Milano nuk ka, ndërsa pritet një fitim rekord i “neroazurëve” nga shitja e biletave. Flitet një shumë prej pse milionë euro vetëm nga biletat.

Për të dyja ekipet kjo ndeshje është me rëndësi, për Juven në luftë për titull, kurse për Interin në garë për plasman në Ligën e kampionëve.

Pritet një numër i madh i tifozëve edhe nga Torino, prej nga do të arrijnë rreth 10.000 tifozë të “Zonjës së Vjetër”.

Loading...