Kryetari i Partisë Liberaldemokrate të Maqedonisë (PLD), Goran Milevski, ka kritikuar vendimin e ministrit të Shëndetësisë, që fëmijët patjetër të vaksinohen që të regjistrohen në çerdhe dhe shkolla.

Milevski në llogarinë e tij në Facebook shkruan se askush nuk ka të drejtë të kërcënojë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E drejta e zgjedhjes, liria e vendosjes, janë të drejta themelore të garantuara me Kushtetutë dhe askush nuk ka të drejtë t’i shkelë. Askush nuk ka të drejtë të kërcënojë dhe detyrojë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Shkollimi duhet të jetë në dispozicion për të gjithë, ndërsa në shekullin 21 të kërcënoni prindërit se fëmijët e tyre do të mbeten analfabet nëse nuk vaksinohen, është turp”, shkruan mes tjerash Milevski.

Ai në fund thekson se do të kundërshtojë ashpër këtë dhe se kjo sipas tij është diskriminim klasik./Telegrafi/

 

Loading...