Miliarderi rus demanton se është përzier në protestat e dhunshme në Maqedoni, paralajmëron padi

Nëpërmjet kumtesës, grupi i kompanive të miliarderit rus, Ivan Savidi, i demanton shkrimet në media, i hedh poshtë të gjitha të thënat se është i përzier në protestat në Maqedoni dhe paralajmëron padi kundër autorët dhe mediat që e kanë publikuar tekstin në të cilin shkruhet emri i tij, njofton Portalb.mk.

Kumtesën e grupit e ka publikuar agjencia greke ANA-MPA.

“Ju njoftojmë se biznesmeni Ivan Savidis nuk ka kurrëfar lidhje me atë që përmendet. Të gjitha ato që thuhen janë të pavërteta dhe është tekst shpifës. Për atë, tanimë në orët në vijim, duke i përdorur të gjitha mjetet juridike që i kemi në disponim, do të dorëzojmë padi kundër mediumit, por edhe autorët e publikimit të pabazë”, shkruan në kumtesë.

Ndryshe, gazetarët e Laboratit Hulumutes të Maqedonisë dje publikuan se Savidi, i cili jeton në Greqi, u ka dhënë qindra mijëra euro kundërshtarëve të propozimit për ndërrimin e emrit të vendit. Sipas tyre, një pjesë e shumës i është dhënë edhe tifo grupit “Komitët” të cilët kanë protestuar në kryeqytet.

Dokumentet nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët i kanë gazetarët e “Laboratorit Hulumtues të Maqedonisë”, zbulojnë së paku një burim nëpërmjet së cilës është kryer pagesa. Kundërshtarëve të Marrëveshjes për Emrin, u janë dhënë së paku 300.000 euro dhe të njëjtat janë transferuar nga Savidi.

Këto pagesa janë kryer nëpërmjet dhjetëra politikanë të Maqedonisë nga parti të ndryshme, anëtarë të themeluesve të organizatës radikale nacionaliste dhe tifozëve huliganë të grupit futbollisti “Vardar”, të cilët kanë marrë pjesë në trazirat e fundit.

Një pjesë e personave që kanë pranuar para që kanë konfirmuar se kanë marrë para janë huliganët tifozë nga “Komitët”, fan klubi i ekipit të “Vardarit”. Personat e njëjtë kanë marrë pjesë në protestat e dhunshme në Shkup, ndërkaq dhjetëra prej tyre janë arrestuar. Njëri prej huliganëve ka pranuar se grupi ka marrë para nga Savidi. Dokumentet gjithashtu dëshmojnë se disa anëtarë të grupit nuk janë pajtuar se kanë pranuar para, transmeton Portalb.mk.

“Komitët” janë të njohur për atë se janë të afërt me partinë opozitare VMRO-DPMNE, ndërkaq paraprakisht kanë qenë të shfrytëzuar për të iniciuar dhunë të motivuar nga politika.

KF “Vardar” është në pronësi të milionerit rus Sergej Samsonenko, i cili, ashtu sikur edhe Savidi, ka jetuar në qytetin rus Rostov. Tani jeton në Shkup dhe është konsull nderi i Rusisë në Manastir.

Ish lideri i “Komitëve”, Aleksandar “Zhuti”, vikendin e kaluar i është ndaluar hyrja për në Greqi si person “non grata”, i cili paraqet “rrezikshmëri për qetësinë dhe rendin publik, sigurinë e brendshme, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë”.

Në bisedë me gazetarët e “Reporting Lab Macedonia”, Kolevski ka thënë, “unë nuk jam i rrezikshëm për sigurinë. Gjithçka që bëj është nga dashuria ndaj vendit. Nuk kam marrë para. Nuk jam fans i thjeshtë i Vardarit”.

Loading...