Milikije Halimi i kundëpërgjigjet nënkryetarit të ASH-së: Qeverinë se dashtët, opozitës s’ja dini renin…

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi i është kundërpërgjigjur përmes një postimi nënkryetarit të ASH-së, Remzi Memedi, i cili po ashtu përmes një postimi kishte ironizuar me kryetaren e komunës së Haraçinës dhe njëherit zyrtare e LSDM-së. Ja postimi i plotë: Te vegjlit kane te drejte te qajne e gabojne. Te medhenjte jane ata qe dijne te falin. I fali edhe kalamajte e Aleances qe Qeverine se deshten e opozites s’po ja din renin. Ku me va be venin? Ne histori se shpejti. Partite politike si ju dhe si VMRO-DPMNE do te shkojne ne histori shume shpejte. Njerezit e ketille kur nuk kane aftesi dhe suksese kane sens per ofendime dhe histeri. Ju kuptojme. Nuk ndjehem e ofenduar nga fjalet e Remzi Mehmedit, por ndjehem e ofenduar nga vete personi qe eshte marre me mua. Ja thash edhe heren e kaluar e ja perseris. Urdheroni na fitoni ne zgjedhje e pastaj matuni me ne. Me fjalet tuaja keni treguar veten. E di qe dhemb humbja e gjithe atyre burrave nga nje femer, por une nuk kam perceptime te tilla dhe nuk bej dallime te tilla andaj per ate pjese nuk do te ju pergjigjem. Vetem po ua perseris, jeni shume te vegjel Remzi e ju Aleanca e veteshpallur per Shqiptaret. Jeni te vegjel si ne numra votash, si ne perballje ndaj nesh, si ne fjalor dhe nivelin qe po tregoni. E ne te medhenjte ua falim, sepse e dijme se populli do t’ju denoje si gjithmone.Me respekt Kryetarja e Komunes Haracines #MilikijeHalimi

Loading...