Militanti i disa orë para krimit në Paris buzëqeshi para kamerës (VIDEO)

Televizioni Sky News ka publikuar video ku tregohet militanti Salah Abdeslam duke shëtitur i relaksuar përgjatë rrugët në Paris, vetëm disa orë para krimit të tmerrshëm.

Pas tij është vënë në kërkim i gjithë planeti, për shkak se ai dyshohet se është një nga organizatorët kryesorë të sulmit terrorist që ndodhi të premten në mbrëmje në Paris.

Megjithatë, në ditën kur ndodhi masakra, Salah ishte duke ecur në rrugët e Parisit madje buzëqeshi para kamerës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UjE78wO_f2A&w=620&h=360]

 

Loading...