Milloshoski bojkotoi, Sadulla Duraku e Rexhail Ismaili prezantuan në Kongresin e VMRO-së

 

Kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së që u mbajt vikendin e kaluar e kanë bojkotuar edhe anëtarë dhe funksionarë shumëvjeçarë të kësaj partie, mirëpo aty në cilësinë e mysafirëve kanë qenë edhe ministri Sadulla Duraku dhe deputeti Rexhail Ismaili.

Ftohti në sallën e Vallandovës nuk ka qenë pengesë që Duraku dhe Ismaili të tregojnë edhe njëherë në vepër lojalitetin ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.

Me këtë edhe njëherë u vërtetua se kuadrot nga Likova dhe Kumanova, Ali Ahmeti i mban vetëm sa për t’i mbuluar të palarat e BDI-së.

Për dallim prej BDI-së, partitë tjera shqiptare nuk patën përfaqësues të tyre në këtë Kongres. Kjo fotografi tregon se pse BDI mbetet parti e preferuar për të gjitha partitë maqedonase edhe pse tashmë e ka humbur legjitimitetin te shqiptarët. /kumanovapress.net

 

 

Loading...