Antonio Miloshoski është deputeti i evtëm që nuk ka fituar mjete financiare nga parlamenti për kampanjën e Referendumit, kabineti i Xhaferit sot bëri të ditur se mjete financiare për hapësirë publicitare do të ndahen vetëm për deputetët e pushtetit dhe partive shqiptare nga opozita që do e përkrahin Referendumin.

“Mjetet financiare kryesisht do të shfrytëzohen vetëm për qëllimin që janë ndarë, kryesisht kampanjë e cila do bëhet nga ana e 71 deputetëve që janë deklaruar se do të jenë në koalicion PËR Referendumin që përfaqëson 59% nga koha e kampanjës së paguar në media”, bëhet e ditur nga parlamenti.

Ndërkohë që Miloshoski ka theksuar se nuk ka marrë mjetet nga parlamenti, ndërsa për të nuk bën dallim pasiqë ka paralajmëruar se kampanjën do e bëj me mjete vetanake.

Loading...