Mimoza Kusari – Lila paralajmëron ardhjen e një subjekti të ri politik që do dalë jashtë kornizave të AKR-së me një rigrupim individësh për të ofruar një fryme të re.

Në Rubikon të KTV-së, Kusari Lila duke pranuar dështimin politik të subjektit të saj politik ka paralajmëruar ndryshime radikale brenda AKR-së që sipas saj do të shkojmë përtej asocimit të një individi, madje edhe përtej Pacollit dhe Mimoza Kusarit, transmeton Koha.net.

Kryetarja e Gjakovës ka deklaruar se në komunën që udhëheq ekzistojnë rrjete të krimeve të organizuara të ndërlidhura me policinë, prokurorinë dhe ish kryetarin e Gjakovës Palë Lekaj.

Ndonëse sipas saj barrikadimi nuk është i dobishëm për askënd dhuna që po shkaktohet brenda sallës së Kuvendit nuk arsyetohet me dhunë që po ndodh jashtë. Për të është qesharake dhe dështimi i sistemit të drejtësisë, sepse derisa ka arrestuar Kada Bujupin e di edhe ku fshihen Kurti, Topalli e Haxhiu.

Ardiana_Rubikon_25_11 from Koha.net on Vimeo.

Loading...