Sezoni i dasmave gati ka përfunduar për sivjet, kurse BDI po bën përgatitjet përfundimtare për të filluar takime me qytetarët, që në rrjetet sociale kanë filluar të quhen “kanagjegje të BDI-së”. Takimet do të fillojnë nesër në Çair, ku do të marrin pjesë gati të gjithë funksionarët partiakë në eshalonin e parë dhe të dytë të ekzekutivit, por në të cilat nuk merr pjesë zv/kryeministri Hazbi Lika. Takimet e këtilla vijnë në kohën kur flitet se vetë funksionarët e BDI-së janë ankuar se qytetarët nuk u paraqiten për të kërkuar ndonjë shërbim prej tyre, që nëse është e vërtetë, tregon ftohje të shqiptarëve nga politikat e BDI-së.
“Të Shtunën më 01.09.2018 në mjediset e Komunës së Çairit, nga ora 13 deri në ora 18:00 do të organizohet ditë e hapur për banorët e Komunës së Çairit, gjatë së cilës do të keni mundësi të keni takim kokë më kokë me cilin do nga Ministrat, zëvendës Ministrat, Sekretarët Shtetëror dhe deputetët e zonës nga radhët e BDI-së për ti shprehur vërejtjet, kërkesat, idetë, sugjerimet për një qeverisje sa më të afërt me ju dhe në shërbimin tuaj.
Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” fillon nga Komuna e Çairit
Do keni mundësi të caktoni takim me :
Bujar Osmani – zv.Kryeministër
Sadulla Duraku – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë
Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Shyrete Elezi- zv. Ministre e Financave
Agim Nuhiu – zv. Ministër i Punëve të Brendshme
Asim Musa – zv. Ministër i Shëndetësisë
Bekim Maksuti – zv. Ministër i Mbrojtjes
Nefrus Çeliku – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë
Jahi Jahiu – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike
dhe Deputetët e zonës:
Ejup Alimi – Koordinator i grupit parlamentar
Artan Grubi – deputet
Numër kontakti:070419774
PS. Adresa: Komuna e Çairit, rr. Hristijan Todorovski Karposh, Shkup”, thuhet në apelin e BDI-së për këtë takim.

Loading...