Ministri Asaf Ademi i vizitoi pjesëmarrësit në seminarin “Muze për të gjithë”

Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot ishte i pranishëm dhe mbajti fjalim në seminarin për përmirësimin e qasjes në muze “Muze për të gjithë”. Ngjarja është organizuar nga Komiteti Kombëtar i Maqedonisë (IKOM), në bashkëpunim me rrjetin e muzeve, ndërsa është mbajtur në Portën Maqedonia.

Në fjalimin përshëndetës deri te pjesëmarrësit, Ademi theksoi se shoqëria dhe të gjitha institucionet duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, që të sigurojnë kushte të barabarta për jetë të personave me nevoja të veçanta.

Theksoi se ata njerëz duhet të trajtohen në pajtim me kërkesat dhe mundësitë e tyre dhe se nevojitet që institucionet të inkurajohen që t’i inkuadrojnë personat me nevoja të veçanta në aktivitetet e tyre dhe të sillen ndaj tyre sipas mundësive që i kanë.

Loading...