Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi ka theksuar se po rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoni dhe se ky trend do të vijoj të jetë pozitiv.
”Rritja e numrit të turistëve vazhdon në kontinuitet, në vend të vitit 2020, ne jemi në prag të
realizimit të qëllimit afatgjatë – këtë vit do të realizojmë 1 milion turistë, me 3 milion bujtje! Vetëm në qershor 2018, krahasuar me qershorin e vitit 2017, kemi rritje të numrit të turistëve me 20.7%, ndërsa numri i bujtjeve shënon rritje prej 23.4%. Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të nënkuptojë gjithashtu heqjen e barrierës së fundit që shpesh përmendet nga turistët e huaj që e anashkalojnë vendin tonë, dhe kjo është çështja e sigurisë më të madhe”, ka theksuar ministri Bekteshi. Lokalitetet më të frekuentuara gjatë verës janë Ohri, Struga, Shkupi dhe zona turistike malore. (INA)

Loading...