Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy ministrat janë takuar në margjinat e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel të Belgjikës.

Në ditën e dytë të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, sot mes tjerash do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij të cilin e bëri në fillim të mbledhjes theksoi rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor për Aleancën.

Stoltenberg tha se presin me padurim që ta shohin Maqedoninë si anëtare e 30-të e NATO-s pasiqë t’i zbatojë procedurat kombëtare në lidhje me marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai gjithashtu potencoi se edhe Bosnjë e Hercegovina jep kontribut të vlefshëm për operacionet e NATO-s.

Loading...