Ministri e Kulturës flm që do të na mundësosh të bëhemi synet më shpesh

Ejup Berisha

Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë një Shoqate ia ka miratuar një projekt me të cilin investon apo jep para për tu bërë synet meshkujt. Hajde shumë urime e na çoftë përhajr burra, me këtë tani do të na mundësojnë që të bëhemi synet më shpesh haha. Edhe pse për ata që janë bërë synet nuk është edhe aq operacion i lehtë sepse një gabim i mundshëm mund tu kushtoj shumë shtrenjtë njerëzve sepse mund të mbeten pa organin më të rëndësishëm për reprodukim të familjes.Por nëse japin para pse të mos bëhemi më shumë se një herë synet. Jo për diçka por në kushte krize njerëzit nuk i kursejnë as organet më të rëndësishme dhe vitale të tyre, psh kur dikush ka nevojë për para disa i heqin dhe shesin edhe veshkët e tyre. Sot gjithqka bëhet për para nëse nga projekti i synetimit jepen para njerëzit nuk do të hamenden që ti qasen më shpesh këtij operacioni. Në Kosovë para ca vitesh një projekt të tillë e kanë realizuar shtetet Arabe. Këto kanë paguar edhe nga 700 euro për një person që ka pranuar të bëhet synet. Humoristi i njohur nga Gjakova Sevdai Radogoshi në një skeç humoristik kur e dëgjoi lajmin për shumën që po e jepnin vendet arabe për tu bërë synet edhe pse e luante rolin e Bacës Qumil-Plakut në një rast tha Ihh bre qka po mu hidhka që të bëhem synet edhe njëher.Athua sa para ka paraparë Ministria e Kulturës së Maqedonise për synetimin e një personi. Po te jetë një shumë e madhe edhe unë nuk do të hamendem aspak që të bëhem edhe një, dy apo edhe tre herë synet me gjithë dëshirë.Vini re ndoshta do të ju ftoj edhe në ndonjë aheng kuptohet nëse ndahen para edhe për këtë dedikim. Ahengjet janë jo vetëm mundësi për tu argëtuar dhe zbavitur por edhe për tu takuar me ata miq e njerëz të tjerë me të cilët nuk jemi parë gjatë kohë. Të ndëruar miq me plot kënaqësi ju froj në ahengun me rastin e synetimit tim.Pjesmarrja e juaj do të më gëzoj pamasë. Këtë aheng e mundëson Ministria e Kulturës me miratimin e projektit të një Shoqate për realizimin e synetimit.

Loading...