Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi vizitoi UNT-në në ditën e parë të regjistrimit të studentëve

Sot në hapësirat e Universitetit Nëna Tereza – Shkup qëndroi për vizitë pune ministri i arsimit dr. Arbër Ademi, i cili për së afërmi ndoqi rrjedhën e aktivitetit nga dita e parë e regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019.

Rektori prof. dr. Azis Pollozhani e njoftoi ministrin për përgatitjet që ka bërë ky institucion për  fillimin e  mbarë të vitit të ri akademik dhe regjistrimin e studentëve të rijë.

Rektori Pollozhani shprehu kënaqësinë për mbështetjen që Ministria e Arsimit dhe ministri Ademi në veçanti, në vazhdimësi iˋa ka dhënë këtij universiteti.  Ai përveç tjerash potencoi rezultatet e deritanishme të këtij universiteti në fushën akademike e shkencore që tanimë pranohen dhe njihen edhe nga opinioni më i gjerë që shihet përmes interesimit të shtuar për regjistrim  të studentëve të rijë në këtë institucion të lartë arsimorë.

Ministri  Ademi e përgëzoi udhëheqësinë e këtij  universiteti për rezultatet e arritura dhe një herë siguroi  përkushtimin e institucionit që ai drejton, për mbështetjen në ngritjen e mëtejshme të Universitetit “Nëna Tereza” si në aspekt kadrovik dhe administrativ por edhe sa i përket pajisjeve me laboratorë dhe mjete tjera të nevojshme  për një arsimim elitarë.

Me këtë rast ministri Ademi konfirmoi se Ministria e Arsimit ka pranuar objektin e dedikuar për Universitetin “Nëna Tereza” nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe se ditët në vijim ky objekt do ti dorëzohet për adaptim dhe riparim Universitetit Nëna Tereza – Shkup.

 

Shkup 27.08.2018                                            DSC_0990DSC_0970DSC_0972DSC_0979DSC_0986

Loading...