Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve kryeministri i ri i vendit

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve u emërua sot kryeministër në vend të Manuel Vallsit, i cili dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar kandidaturës në parapraket e Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, theksoi sot presidenca.

Cazeneuve, 53 vjeç, ishte ministër i Brendshëm që prej vitit 2014 ka pasur si detyrë të menaxhojë pasojat e atentateve të përgjakshme që goditën Francën, gjatë postit të tij.

Manuel Valls njoftoi dje kandidaturën në zgjedhjet presidenciale 2017 për të bashkuar të majtën, shumë të ndarë përballë një të djathe dhe një ekstremi të djathtë tashmë të hedhur në betejë.

Loading...