Ministri i Jashtëm i Bosnjës: S’e njohim Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, ka deklaruar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se gjatë mandatit të tanishëm presidencial as që do të diskutohet.

Në një intervistë të hënën për “Vecernje Novosti”, Crnadak ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina është pika qendrore e Evropës në kuptimin e përshkallëzimit të një konflikti, por që tensionet politike janë vazhdimisht prezentë.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk është në fokusin e Evropës në termin e eskalimit të konfliktit, por që në terma politikë, përherë ka tension”.

“Problemi më i madh në marrëdhëniet midis Bosnjës dhe Serbisë janë politikanët boshnjakë. Është në interes të të gjithë rajonit që të pranohet qëllimi i Serbisë për të qenë fqinj të mirë, i cili dëshiron patjetër që të punojë në zgjidhjen e problemeve dhe në lehtësimin e rrugës së Bosnjës për në BE”, ka thënë Crnadak.

Loading...