Ministri i jashtëm tuk Feridun Sinirlioglu ka deklaruar sot në Ankara se presidenti sirian Bashar al-Assad nuk do jetë kandidat për zgjedhjet e ardhëshme në Siri.

‘’Assad në një periudhë gjashtëmujore është në bisedime që të dorëzojë qeverisjen në një qeveri kalimtare. Nuk do jetë kandidat i ri në zgjedhje’’, ka deklaruar Sinirlioglu.

Ndërkohë që sekretari amerikan John Kerry ka thënë par mediave se gjatë mbledhjes për krizën siriane të mbajtur më 14 nëntor në Vjenë është biseduar shumë për zgjidhjen e krizës atje dhe ndaljen e luftës me cka do t’i jepet krah një force të Kombeve të Bashkuara.

Në mbledhjen e mbajtur në Vjenë për krizën siriane që zgjat nga viti 2011 kanë marë pjesë 19 vende përfshirë dhe Shba, Rusinë, Iranin dhe Arabinë Saudite.

Loading...