Ministri i Kulturës dha llogari për punën e tij (VIDEO)

Në frymën e transparencës për komunikim me publikun, më lejoni të shpreh kënaqësinë time të madhe që sot mund të takohemi dhe t’ju informoj për planet dhe vizionet e mia për periudhën e ardhshme.

Fillimisht, do të doja t’ju informoj se gjatë muajit të kaluar kam pasur takime intensive me punonjësit në të gjitha nivelet e këtij institucioni. Që nga emërimi im, isha nikoqir i shumë takimeve të punës me drejtorët e enteve nacionale dhe institucioneve nga sfera e kulturës, ku dhe kam marrë pjesë edhe në shumë manifestime të rëndësishme në fushën e kulturës në të gjithë Maqedoninë. Muajin e kaluar, kemi zhvilluar shumë takime pune me përfaqësuesit e korit diplomatik, me të cilët kemi biseduar për projektet e ardhshme që do t’i realizojmë së bashku në periudhën në vijim.

Në pjesën e investimeve, sipas dinamikës së caktuar, realizohen më shumë riparime (sanacione), rikonstruksione dhe adaptime të shumë objekteve ekzistuese të institucioneve kombëtare në të gjithë Maqedoninë. Mjetet buxhetore për realizimin e punëve për investime kapitale për vitin 2018 janë 927,060,188.00 denarë. Deri më tani, norma e realizimit është 42%, dhe deri në fund të vitit buxhetor presim që ajo të arrijë 90% të projekteve kapitale të parashikuara.

Lidhur me çështjet normative – ligjore dhe të drejtën e autorit dhe të drejtat e ndërlidhura, kanë filluar më shumë ndryshime ligjore, ndërsa duhet të përfundojnë edhe shumë aktivitete prioritare që dalin nga Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2018-2022. Për këtë qëllim, është duke u punuar intensivisht për marrëveshjen kolektive për kulturën, për projektligjin për interesin publik në kulturë, për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e ndërlidhura (e ngjashme) dhe për Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Po ashtu, vazhdojmë me aktivitetet për decentralizimin në kulturë – që është një nga prioritetet në Strategjinë Kombëtare 2018-2022.

Në bashkëpunimin ndërkombëtar zhvillohen një sërë aktivitetesh për bashkëpunim me më shumë vende dhe partnerë nga rajoni dhe më gjerë nga bota. Vlen të theksohet se u themelua Qendra Koordinuese për Bashkëpunim me Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikën Popullore të Kinës (16 + 1), Iniciativa e vendeve të EJL dhe Kinës, Forumi i 4-të i të cilit – me pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare, është rënë dakord që të mbahet vitin e ardhshëm në Maqedoni.

Në periudhën e kaluar, është bërë përzgjedhja e fituesve të Çmimit “Nënë Tereza”, kurse Këshillat e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë duke punuar në përzgjedhjen e fituesve të Çmimeve “11 Tetorit” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”.

Më duhet të përmend situatën lidhur me realizimin e 5 projekteve për botimin e librave, prej të cilave për 4 projekte në periudhën e kaluar është dorëzuar dokumentacioni i duhur për 83 libra, por që nga marsi/prilli i vitit 2017 nga Ministria e Kulturës nuk është pranuar asnjë libër. Arsyeja për mosdorëzimin e librave është se Ministria zotëron 770.000 tituj të kopjeve të shtypur nga projektet kapitale botuese, të filluara nga qeveria e mëparshme.

Aktualisht, një pjesë e kopjeve të shtypura janë të vendosura në bodrumet e Ministrisë, por edhe në bodrumet dhe objektet tjera ndihmëse të 5 institucioneve kulturore kombëtare. Për të zgjidhur këtë situatë, hapi i parë është shpërndarja më e shpejtë e kopjeve të shtypura. Në këtë drejtim, së shpejti do të parashtrohet informacion deri në Qeveri me projekt-zgjidhje të reja për këto probleme, ku do të propozohet ndryshimi i vendimit të listës së institucioneve që duhet t’i marrin kopjet e librave dhe do të përfshihen ato institucione që në të kaluarën nuk kanë marrë kopje.

Lidhur me ruajtjen e Statusit të Ohrit, e në përputhje me rekomandimet e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Krakov, 2017), Komisioni Kombëtar i UNESKO pranë Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me institucionet, autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare ka marrë aktivitete konkrete për të përmbushur këto rekomandime. Disa nga aktivitetet e zbatuara janë inkorporuar në Raportin e Progresit që është dorëzuar në UNESCO, më 13 shkurt 2018. Përveç kësaj në rrjedhë e sipër është realizimi i aktiviteteve të tjera, siç është revizioni i Ligjit për Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të rajonit të Ohrit dhe përgatitjet për revizionin e Planit të Veprimit.

Detyrimet e përgjithshme, sipas evidencës së kontabilitetit të Ministrisë së Kulturës, përfundimisht me 31 maj 5.2018 arrijnë 1,375,344,089 denarë. Që nga 4 qershori i vitit 2018 janë dorëzuar të gjitha kontratat e lidhura sipas Programit Vjetor për evidentimin e tyre në kontabilitet – gjë që paraqet hap të rëndësishëm në prezantimin real të detyrimeve financiare. Pikërisht kjo është theksuar edhe në Raportin e Entit Shtetëror të Revizionit për punën e Ministrisë së Kulturës në vitin 2016.

Mbase kjo është qeveri reformatore, ne mbetemi të përkushtuar në realizimin dhe përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme, në pajtim me përcaktimet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2018-2022 dhe Planin e Veprimit për implementimin e Strategjisë Kombëtare, të miratuara në Kuvendin e Maqedonisë në maj të këtij viti. Për këtë qëllim janë formuar 20 grupe pune nga ekspertë të jashtëm, ku për disa çështje thelbësore për reformat në kulturë një pjesë e tyre tanimë kanë përfunduar apo janë në përfundim e sipër.

Synimi dhe vizioni i yni është që Ministria e Kulturës t’u takojë qytetarëve, t’i përmbush pritjet dhe nevojat e tyre dhe t’u shërbejë institucioneve kulturore dhe punonjësve të kësaj fushe në vend.

Në këtë drejtim, përpjekja jonë do të jetë, para së gjithash, në ndërtimin e shoqërisë interkulturore, në afirmimin e vlerave kulturore autoktone, në projektet kulturore pa asnjë përzgjedhje negative, në përkrahjen e aktiviteteve aktuale, si dhe për realizimin e aktiviteteve tjera që do të mbeten edhe pas largimit tonë nga kjo ministri – e që do të jetë dëshmi për qasjen tonë “kulturë e njëjtë për të gjithë”.

Në fund, duke u nisur nga këto të dhëna dhe konstatime, konsideroj se punët aktuale në Ministrinë e Kulturës zhvillohen normalisht, ku vërehen sfida dhe vështirësi që janë riparuar ose riparohen, ndërsa angazhimi ynë është që të gjitha projektet e parashikuara dhe miratuara të realizohen në kohë dhe për këtë ta informojmë opinionin në kohë reale. Mbetemi të hapur për të gjitha pyetjet dhe vërejtjet e Juaja, për çdo lloj kritike dhe sugjerimi, me qëllim që kultura në Republikën e Maqedonisë të jetë në nivelin më të lartë të prioriteteve dhe sukseseve.

Loading...