Ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale, Ilmi Reçica ka kërkuar nga shteti gjerman një marrëveshje për punë sezonale të atyre që jetojnë në Kosovë.

Kjo kërkesë u bë gjatë takimit të sotëm mes Reçicës dhe delegacionit të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë po ashtu edhe përfaqësuesve të GIZ-it gjerman në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.

Reçica e kërkoi këtë pasi që “MPMS, nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve në masat aktive të tregut të punës dhe ofrimit të mundësisë për aftësim profesional në qendrat tona të aftësimit, po përpiqet të zbusë papunësinë në vend dhe të krijojë mundësi për qytetarët tanë që të bëhen pjesë e tregut të punës”.

Ai përmendi edhe punësimet sezonale për kosovarët, në disa shtete të BE-së.

Po ashtu përfaqësuesit gjermanë janë zotuar se Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovë aty ku paraqitet nevoja, shkruan albinfo.ch.

Loading...