Ministri kosovar për infrastrukturë Lutfi Zharku, në një intervistë ekskluzive për Lajm Tv, ka komentuar idenë për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik që doli nga takimi i Triestës. Zharku ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së Kosovës se një ide e tillë konsiderohet si krijim i një Jugosllavie të re.

“Në aspektin e infrastrukturës po punojmë për krijimin e tregut mbarëshqiptar e jo për treg ballkanik”, ka thënë mes tjerash ministri Zharku. Në videon më poshtë mund të dëgjoni pjesën e intervistës lidhur me idenë për krijimin e një tregu ballkanik, kurse intervistën e plotë të ministrit Gashi do të mund ta ndiqni nesër (e diel 8 prill) në ora 11.

Loading...