Sivjet Nëntori i Lavdisë do të jetë ndryshe, paralajmëron ministri i kulturës, Asaf Ademi.
“Kësaj radhe ai do të shënohet në mënyrën më dinjitoze e me përkrahje institutucionale të vlerave artistike kulturore shqiptare!”, thekson Ademi.
“Duke qenë në 550- vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gj.K. Skënderbeu, sot nënshkruajta vendimin që më 28 Nëntor të këtij viti, në sallën e madhe të Operës dhe Baletit të shfaqet premiera e operës “Skenderbeu”.
Urime!”, njoftoi ministri i kulturës.

Loading...