Ministri shqiptar nga Tetova ndez qiri në kishë për Pashkët, jep shembull për tolerancë (Foto)

Ministri i diasporës, Edmond Ademi ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar që ka prezantuar në ceremoninë fetare të mbajtur sot në Kishën Katolike në Shkup me rastin e ditës së Pashkeve katolike. Ademi ka qenë bashkë me ministrat Oliver Spasovski dhe Zoran Shapuriq, kurse në ceremoni ka prezantuar edhr presidenti Gjorge Ivanov.
“Toleranca ndërfetare, mirkuptimi dhe respekti i ndërsjelltë janë parime dhe vlera të çdo besimi fetar.

Честит Велигден! Gëzuar pashkët!
Sretan Uskrs! Happy Easter!” ka shkruar Ademi me këtë rast, duke uruar në katër gjuhë.

Loading...