Në orët e mëngjesit një zjarrë ka përfshirë ambientet e Ministrisë së Arsimit.

Sipas raportit të policisë, zjarri ka ndodhur rreth orës 7:45 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”.

Shkaqet e para për shpërthimin e tij është se gjithçka ka nisur nga kondicioneri.

Menjëherë pas alarmimit të rastit, kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Sipas të dhënave të zjarrëfikësve, zjarri ka përfshirë një hapësirë prej 20 metra katrorë. (INA)

Loading...