Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl ka kërkuar më shumë angazhim të vendeve të BE-së për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.

“Ne nuk duhet të lejojmë, që prej mungesës së angazhimit të bllokut europian, të tjerë aktorë të hyjnë në këtë vakuum të krijuar”, ka thënë kryediplomatja austriake për gazetën “Die Welt” në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të enjten në Vjenë, transmeton TCH.

“Një perspektivë e qartë europiane është garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik”, thotë Kneissl. Vendet e Europës Juglindore janë pjesë e Europës në kuptimin politik, ekonomik dhe kulturor.

“Pavarësisht mirëkuptimit lidhur me ngurrimin e disa vendeve anëtare, duhet të mbizotërojë interesi gjeopolitik për një afrim të shpejtë në BE.”

Të mërkurën ministrat e mbrojtjes të BE-së u takuan në Vjenë. Në mbrëmje në program ishin konsultimet për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet me vendet kandidate për anëtarësim në BE. Këto konsultime vazhdojnë edhe të enjten.

Loading...