Ministrja Lindita Nikolla: Turqit, vëllezërit tanë!

E ardhur nga një trevë ku mbizotëron miti i “turkut armik”, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk ka ngurruar që të shprehë të kundërtën, atë të turkut “popull vëlla”.

“Mendimet e mia janë ato që janë të një populli vëlla dhe mik, të një populli që ka një bashkëpunim të kahershëm dhe sigurisht në këtë rrugë ne do të vazhdojmë në rrugën tonë të bashkëpunimit, aq më mirë që jemi dy popuj që kemi si aspiratë integrimin në BE”, deklaroi gruaja në krye të arsimit shqiptar në kabinetin “Rama”, gjatë një vizite në Izmir, ku pa nga afër procesin e nisjes së shqipes si lëndë me zgjedhje, në një shkollë të zonës.

Siç raporton AA, së bashku me homologun e saj Ismet Jillmaz, ata ndoqën nga afër nisjen e procesit të mësimdhënies së shqipes, në një vend ku siç tha ministr turk, është plot me shqiptarë.

E nga ana e saj, ministrja Nikolla e vlerësoi këtë zhvillim në fushën e arsimit turk, si një standart demokratik të këtij vendi.

“Prania e një lënde zgjedhore edhe në gjuhë dhe dialekte të tjera është hap demokratik. Këto hapa hidhen në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Rruga e vetme për të kuptuar kulturat e ndryshme është përmes gjuhës”, theksoi ministrja Nikolla. /tesheshi.com/

Loading...