Në familjen e ministres Albena Reshitaj kishte një festë të madhe në të cilën ishin bashkuar një numër i madh i mysafirëve nder ta edhe krerët e shtetit e po ashtu edhe deputet të Qeverisë, shkruan Infokusi.

Arsyeja e kësaj feste ishte martesa e vëllait të ministres Rashitaj. Por me këndë e martoi në fakt ministrja vëllain e saj?

Siç mëson Infokusi.com, nusja e vëllait të ministres Rashitaj është Andrra Pllana, e cila mbanë pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Madje gjatë vizitës në Amerikë, ministra ishte e shoqëruar edhe nga asistentja e saj që tash e ka kunatë.

Nuk dihet nëse vëllai i ministres dhe asistentja e saj janë njohur para se Albena të bëhej ministre apo kanë qenë në lidhje me herët.

Megjithatë çifti mbrëmë në pranin e shumë mysafirëve e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Loading...