Në një mbrëmje gala mes miqve dhe bashkëpunëtorëve muzikorë, këngëtarja Miranda Hashani shkëlqeu në koncertin jubilar me rastin e 30 vjetorit të karrierës së saj.

Një koncert i cili gjatë kohë i ka munguar vendit tonë, gjithçka e kënduar live, me dy orkestra  të përbërë nga muzicientë profesionist si dhe orkestrime të bëra enkas për këtë koncert, blloku i këngëve të lehta dhe ai i këngëve qytetare dhe serenatave është orkestruar nga Edon Ramadani.

Miranda edhe një herë dëshmoi që është artiste e vërtetë, u shfaq në një kondicion te jashtëzakonshëm këndimi, për dy orë të plota pa ndërprerje këndoi disa prej këngëve të saja më të suksesshme, si dhe këngë të njohura qytetare  dhe serenata korçare, të cilat i këndoi për mrekulli.

Përshtypje të veçantë bëri aranzhimi i këngës “Dadada do ta shes skutaçen”, orkestruar na Edon Ramadani.

Koncertit i dha hare dhje freski paraqitja e fëmijëve në skenë të cilët kënduan bashke me Mirandën këngën “E duam lumturin”.

Është për çdo respekt ideja që të kujtohen artistët që nuk janë në mesin tonë dhe ato që janë mos të shtyer, në mënyrën se si u përkujtuan Sabit Tahiri ( i ndjerë) dhe zonja Hanife Sejfulla Reçani.

Organizatorja e ka pa te arsyeshme që koncerti të ndahet në 3 blloqe, pjesa e parë e përbërë nga këngë të lehta të Mirandës, blloku i këngës popullore dhe blloku i këngëve të vjetra qytetare dhe serenatave.

miranda3

Organizatorja e koncertit shprehet me fjalë miradije për të gjithë pjesëmarrësit në këtë koncert dhe gjithë procesin organizativ, ne veçanti për televizionin 21.

“Një ndër projektet më të suksesshme deri më tani, pikërisht për shkak të bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me të gjithë muzicientët të cilët ishin të kyçur në këtë koncert, si dhe të qëndrimit konstruktiv dhe shumë korrekt të këngëtares Miranda Hashani”- u shpreh organizatorja dhe producentja  Laura Zhuta.

Fytyra të njohura publike si dhe shumë artisët ishin të pranishëm në koncertin e mbrëmshëm në Shkup, mes të cilëve Ismet Peja, Ramdan Krasniqi, Gili, Neki Emra, Gentijan Gojani e shumë të tjerë të cilët kishin ardhur për të ndjekur koncertin dhe për të nderuar Mirandën.

Po bëhen përpjekje që i njëjti koncert të mbahet edhe në Kosove dhe në Shqipëri.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

 

 

 

Loading...