Korniza ligjore në mbrojtje të shqiptarëve jashtë vendit bëhet më e plotë me Ligjin e ri për “Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”, i miratuar sot në Kuvendin e Shqipërisë.

“Qëllimi i ligjit është sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare, në kuadër të nxitjes se zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për diasporën, si edhe brenda vendit, përmes promovimit, inkurajimit dhe orientimit të prirjeve filantropike dhe investimeve të diasporës në mbështetje të zhvillimit të Shqipërisë”, thotë ministria e Shteti për Diasporin në një njoftim për media .

Po ashtu theksohet se veprimtaria e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka të bëjë me hartimin, menaxhimin, financimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të lidhura me misionin e tij. Mbështetur në ligj, ky organizëm do të ndihmojë në krijimin e Dhomës së Biznesit për Diasporën.

Loading...