Miratohet rezoluta për Haradinajn

kuvendi-i-Kosoves-1

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për një rezolutë me anë së cilës kërkohet lirimi i pakusht i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Tekstin e rezolutës e ka lexuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, ndërsa shefi i deputetëve të VV-së Glauk Konjufca tha se rezoluta është ndryshuar me ndërhyrjen e partive në pushtet, LDK dhe PDK.

78 deputetë kanë votuar për ndërsa një ka votuar kundër. Me anë të kësaj rezolute parashihet pezullimi i dialogut deri në lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Loading...