Vendosja e simboleve turke në Hec-in e Qafë Mollës në Mirditë nga firma turke që ka kryer punimet ka sjellë reagimin e banorëve të kësaj treve.
Banorët i kërkojnë instancave vendore të marrë masa për këtë çështje teksa kanë njoftuar se do tubohen në protesta. Firma turke që ka ndërtuar Hec-in e qafë mollës është përballur disa herë më protestat e banorëve të Mirditës, madje dhe për një flamur turk të vendosur në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë kujtojmë së ka pasur edhe përplasje mes banorëve të Mirditës dhe përfaqësuesve të policisë pasi firma turke nuk dëmshpërblente banorët./Shqiptarja.com

Loading...