Këngëtarja e njohur shqiptare Miriam Cani tash e një kohë është shkëputur nga aktivitetet e saj muzikore, kjo për shkak të angazhimit të saj maksimal si nënë.

Ajo i është përkushtuar tërësisht vajzës së saj të vogël Amelisë, ndërsa edhe në rrjetet sociale është rrallë herë aktive.

Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Amelinë e vogël teksa i jep një përqafim të ngrohtë, nën ndriçimin e rrezeve të ngrohta të diellit.

“Keku im i vogël”, shkruan këngëtarja Cani në mbishkrimin e fotografisë, teksa rrëzon plot dritë pranë më të shtrenjtës së saj. /Telegrafi/

Loading...