Pas vitit 2012 ku nisën edhe shitjet e para të misrit shumëngjyrësh, tashmë kërkesat janë shtuar.

Kompania që e prodhon në mënyrë natyrale, ka nisur tashmë ta shesë dhe kërkesat janë rritur.

Një fermer në Oklahoma me origjinë nga fiset vendase të Amerikës, Çiroki, vendosi të studiojë rrënjët e tij dhe traditën e rritjes së misrit.

Ai vuri re që shpesh, disa kokrra misri dilnin me ngjyrë. Ai i veçoi këto kokrra dhe i përzieu farërat, dhe me kalimin e viteve u krijuan kallinj shumëngjyrësh që sot prodhohen nga një kompani farërash në Amerikë.

Kërkesa për shitjen e tyre është rritur shumë që kur farërat nisën të shiten në internet.

Loading...