Personazhet e famshëm të ‘showbiz’­it bëjnë të pamundurën për të fshehur ndërhyrjet e tyre estetike, por Çiljeta Xhilaga nuk e ka pasur këtë fat. Këngëtarja është tradhtuar nga mjeku i saj dhe klinika ku ka bërë ndërhyrjen më të fundit estetike. Në rrjetet sociale është publikuar një foto e fundit e Çiljetës, e cila ka pozuar me mjekun e saj, Dr. Skerdin. Por, takimi i tyre nuk ka qenë thjesht miqësor. Çiljeta i është nënshtruar një operacioni në hundë, me sa duket për të përmirësuar pamjen. E njohur si një nga vajzat më provokuese dhe tërheqëse të skenës, këngëtarja duket se nuk ka shumë vetëbesim. Deri tani Çili ka bërë disa ndërhyrje estetike, kryesisht në bark pas lindjes së djalit të saj Fernando. /Vip Pages

ciljetaa

Loading...