Mjekja 54 vjeçare austriake ndahet nga burri pasi dashurohet te 25 vjeçari nga Maqedonia, më vonë përfundojnë në gjykatë!

 

Një mjeke e martuar nga Austria është ndarë nga burri për shkak se është dashuruar te një shtetas 25 vjeçar i Maqedonisë, të cilin më pas e ka pranuar në pranuar në banesën e vetë në qytetin Kornojburg. 25 vcjeçari nga Maqedonia, përveç që i ka ofruar dashuri mjekes austriake, është kujdesur edhe për kopshtin e saj dhe për qentë.

Austriakja pas një kohe vëren se nga kuleta e saj zhduken para, kurse më pas i humb edhe çelësi i vikend shtëpizës, transmeton Gazeta Lajm.

Në fund ka zbuluar se djaloshi i ri nga Maqedonia në vikend shtëpizën e mjekes 54 vjeçare ka jetuar me një kameriere 18 vjeçare. Tradhtinë e ka zbuluar pasi që një fqinj i saj në Volfgangz, ku gjendet vikend shtëpiza, ka vërejtur dritat e ndezura dhe ka thirrë policinë. Ai ëhstë paditur nga mjekja 54 vjeçare, e cila para gjykatës ka mohuar se ka pasur marrëdhënie intime me shtetasin maqedonas, por ai ka insistuar se mjekja i ka kërkuar shërbime seksuale. Gjykatësi i ka besuar të pandehurit, duke vlerësiar se gjatë asaj kohe ai dhe mjekja kanë jetuar në lidhje dashurie. Në këtë mënyrë gjykatësi ka vendosur se nuk ka vend për përndjekje penale dhe shtetasi maqedonas është liruar.

 

 

Loading...