Musa Musai
Vuajtjet shpirtërore nuk kan të sosur. Për çdo ditë lajme nga më të ndryshmet drakonike po dëgjohen. Dikush ban qef, dikush ban histori, dikush ban “politikë” dhe dikush qeverrisë me politikën, por asnjëri politikishtë nuk janë duke menduar. Për cilin popull janë të paguar dhe pse kaq thellë po e varrosin intelegjencën dhe popullin shqiptar në Maqedoni?. Në Maqedoni sundon bota e matrapazëve, sahanlëpirësave, bashibozukëve, bota e mjerimit, bota e krimit dhe bota e fundosjes së shqiptarëve përgjithëmonë prej hises të vet.
Historikish jemi të lodhur, fillimisht prej sllavëve, por më e randa prej shqiptarëve “patriot” dhe të paaftë. Prej tyre dëgjohen dhe çka nuk dëgjohen, ata bëjnë gara sa më i shumtuar të duket shqiptari, politikisht i pa organizuar, etnikisht të mos ndihet se është shqiptar dhe çdo i ri sa më parë të largohet dhe vetëm të hiki ka të mundi, që mos ti pengojë kuajt e Shemës. Kuajt e Shemës bajn ligjin, presin dollomën se udhëhqin pushtetin, mjerim për shqiptarët. Ky mjerim kurrë nuk ka ekzistuar dhe ma i vështirë ska për të ardhur.
– Shtëpiat të zbrazta, nuk dëgjohet zë, qetësi mortore, fshatra të vdekur, memzi sheh ndojë plak me dy bastana të dali nga shpia për një zorrt të madh.
– Shkollat zbrazur, në klasa banka dhe karrike të zbrazët pa nxënës sa të duhesh, zëri i arsimtarit i hupur dhe mallëngjyes. Poashtu këta pak fëmi sa të rriten edhe pak, marin rrugën e pakthimit.
– Qytetet kan mar pamjen të trishtueshme, më shumë sheh qen rrugëve se njerëz. Po more qent, tash bajnë gara për banor qyteti. Ashtu ndodhi në Gostivar, qent e mbyten atë shtatëmbëdhiet vjeçaren, e cila mjerishtë u mbyt dhe askujt nuk i hangër palla, se çka ndodhi me te. Nëse sheh dikendin rrugëve, i sheh fytyrat e tyre si portrete të mjerueshme dhe plot mall me ankth.
– Në mëngjes dëgjon zërin e fuqishëm trishtues të hoxhallarëve që del prej miknarëve, ka vdek ky dhe ka vdekur ai, zoti ja falt xhehetin, dikush thot lumi ai që paska vdekur, nuk i sheh të zezat e këtij shteti, rahmet i past shpirti paska shpëtu, e paska dashur Zoti. Dikush pyet por kush ishte ai njeri, cilin ka djalë. He more kishte pes djemë dhe tre vajza. Po ku janë ? Një djalë e ka në Amerikë, tjetrin në Zeland, i treti në Australi, tjetri në Zvicër edhe njëri u bë budall, mireshte me çështeme politikë kombëtare dhe vdiq në burg.
– Toka ka ngel pa zot shtëpie, jan mbushur plot therra, nuk ka kush të mbjelli sallata o Ali Ahmeti. Je ba legjenda e trishtimit…
– Nuk ka klube sportive dhe shoqata kulturore artistike si dikur, ska se nuk ka rini. Ajo rini që ka ngelur jan ba nga 40 vjet të pa martuar dhe të painteresuar për martesë dhe për jetë. Numri i tyre rritet si për djem dhe vajza, o Zot çka na shohin sytë. Në vend që ata vajza të mbajn fëmi në prerin e tyre, ata mbajë kuklla plastike. Turp paskemi qen shumë të mallkuar, kujt i kemi ba kaq keq të na dënojë. Nuk sheh djepa të mbushur me fëmi dhe të këndohen ninulla.
– Dikur buçiste kënga dhe gumzhimi i fëmijëve kudo, tash dëgjohen të lehurat e qenve dhe ulurima, sa herë që thërrasin ezanin hoxhallarët.
– Asnjë dritë nuk ndizet dhe asnjë gëzim nuk e sheh. Sejcili me mobil në dorë dhe në vesh duke folur, i lodhur dhe i përlotur në ankesa dhe demoralizim. Njeriu njeriun ka frigë ta pyese se si e organizon jetën.
– Mjerimi ka kapluar dhe është i shpërndarë në të gjitha drejtimet prej te bujku e deri te intelektuali, e keqja ka dhan metastazë.
– Ndjenjat patriotike nuk ekzistojnë, gjuha shqipe përdoret në treg vetëm për të blerë jo për të shitur. Se për të bler mall të kuptojnë të gjithë, e për të shitur se shet asnjë.
– Kuajt dhe pelat e Shemos hingëllojnë kudo, dëgjohet hingëllima e tyre, por jo në Parlament. Ashtu dëgjohen në konaqe, në morta dhe dasma se sa mirë ja bam këtij, apo ati, iu hakmorëm atij dhe e dënuam atë, nuk ja pranuam djalin dhe kështu me rradhë o ku je o mjerimi skamnor.
– Djemt dhe vajzat me dy fakulltete edhe magjistratura rrijnë në shtëpi të papunë dhe të heshtur, se kan frigë edhe punë të kërkojnë, se në vend të punës mari dhurata dënimi e çka jo. A nuk është kjo torturë …
– Planet mafioze kurdisen atje në parti, kundër atyre që nuk janë anëtar tëmafies politike.
– Populli i shkret i mjer, i lodhur, i strukun në mjerimin e gjatë pret dhe vetëm pret të dëgjojë një fjalë të ambël, e të butë, se iu dogj shpirti prej këtij fatziu…
– Nëse e ndez TV, nuk ke programe kulturore me peshë edukative dhe kombëtare. Sheh filma serial të Turqisë, o Zot e vrau e preu e dhunoi dhe e la shtatzane, e lindi kopilin e shiti drogën e mbyti dhe ashtu pa asnjë vlerë. Na mbyti Turqia me kësi “dhuratash” edukative, me Shivana, me rrospia hatixhe dhe çka jo.
– Ka edhe shumë gjëra tjera pa thanë, lista e ankesave është shumë e gjatë dhe e mjerueshme, por ndoshta i numëron edhe dikush tjetër.
– O Kryetari i BDI së z. Ali Ahmeti shqiptarët në Maqedoni duan të jenë të barabartë dhe mjaft i ke sorollatur. Ti me paaftësinë tande politike, burrëri është të marish rrugën e dorzimit dhe largohu me nder mos krijo turpe dhe cikrkuze në atë Parlament të mynxyrave, të njëmijta që janë duke u bërë. Vetëm punë të hairit nuk ka. Shqiptarët duhen hisen e tyre dhe duan përgjegjësi për këtë, pse po i malltreton. Nëse Zajkoja amneston maqedon, pse nuk i amnestoi edhe shqiptarët që jan të burgosur, për qefin e Grueskit, Gordanës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Çfar kan ba gjithë ata shqiptar që mbahen burgjeve të maqedonisë, mos vall janë friga për të tjerët, se i njejti fat i pret të gjithë ata që kërkojnë liri, barazii apo Maqedoni të federalizuar.
– Për maqedoninë rrugë tjetër nuk ka vetëm e barabartë, o Ali Ahmeti dhe ti Zajko. Pse i amnestuat kriminelët e VMRO DPMNESË, pse nuk e çoni në burg Grujevskin dhe shtrigën Gordanë, hala doni të hani salçiqe. Turp i mjerimit po lulëzon në Maqedoni.
– Kam besim dhe kam shpresë se kjo hamulli politike do të shembet shumë shpejt, prandaj nuk mendoj se Maqedonia do të bëhet përshesh…
Ky besim për të gjithë ne është te SHBA, NATO dhe Bashkësia Europianë.

Loading...