Modeli i Demokracisë orale-gojore

Ejup Berisha
Demokracia në rajonin e Ballkanit ka qenë është dhe do të jete perher orale-gojore e jo reale dhe realizuese. Këtë lloj apo model të Demokracise e praktikojnë të gjithë politikanët autokrat të rajonit të Ballkanit por edhe të gjithë politikanët shqiptarë pa përjashtim. Pse ndodh kjo sepse në përditshmëri përherë është më lehtë të flasësh sesa të veprosh. Prandaj këta që i përmenda më lartë pra politikanët apo të preferuarit e qytetarëve të cilët zgjidhen për të ju mundësuar këtyre të fundit realizimin e të mirave të përgjithshme në instancë të fundit edhe të fatit dhe të lumturisë në vend që të punojnë në terren këta kane vendosur që të punojnë vetëm oralisht apo vetëm me gojë. Për këtë gjë nuk janë fajtorë politikanët sepse puna praktike në terren vërtetë përherë të lodhe e të raskapitë më shumë edhe energji të konsiderueshme e cila shumë vështirë kompenzohet ndërsa të folurit asnjëher nuk e lodhë shumë njeriun. Nga të folurit e keqja më e madhe që mund tu ndodhë njerëzve është se mund tu lodhet vetëm se nofulla por jo edhe trupi dhe truri. Pra edhe gjatë të folurit politikaneve të Ballkanit e peson nofulla por jo edhe truri dhe trupi sepse këta si zakonisht kur dalin para qytetarëve nuk mendojnë se cfar të thonë por të njëjtët thonë çfarë teket duke premtuar shumë gjëra të bukura apo dhe male e dete me përplot të mira dhe përfitime por kjo fatkeqsishtë perfundon vetëmse me kaq apo vetemse me të folur me të premtuar apo edhe vetëmse si tregim i bukur per veshe e jo edhe si realizim real që mund të shihet me sy dhe të preket me dorë sepse asnjeri prej politikanëve nuk është aq budalla që të angazhohet e të lodhet duke punuar që të realizoj dicka nga gjithë ajo që e premton kur mundet të përfitoj më shumë vetëmse duke folur. Ok në realitet apo në politike duke u bazuar në praktikën politike mund edhe të mos realizohet gjithë ajo që premtohet nga ana e politikanëve. Por në politikën tonë nje gjë është shumë e qartë se në të nuk relizohet as 5% I gjithë asaj që ua premtojnë politikanët qytetarëve gjatë një periidhe të caktuar sa zgjat mandati i politikanëve tanë apo sic përmenda më lartë zakonisht për katër vite pra realizohet vetëmse minimumi i asaj që premtohet. Dhe në vend që politikanët këtu te ne të flasin e të tregojnë për gjërat që i kanë realizuar këta vazhdojnë serish me premtime të reja më të medha e më të bukura se premtimet paraprake. E gjithë kjo me qellim që mos të vehet në rend dite qështja e dhënies së llogarisë para qytetarëve për ato shumë gjëra të premtuara por të parealizuara. Pra sic përmenda edhe më lartë në këtë qështje nuk janë fajtorë vetëmse politikanët që i shmangen dhënies së llogarisë per te berat dhe te paberat gjatë zgjatjes së mandatit të tyre sepse njeriu është i interesuar perher qe ti shmanget dhënies së llogarisë posaqërisht në situata kur ata premtojnë më shumë sesa që realizojnë sic eshte rasti me politikanët tanë. Por fajin duhet kërkuar edhe te qytetarët të cilët asnjeher nuk insistojnë që ti marrin përgjigjet dhe sqarimet e nevojshme e të domosdoshme lidhur me aktivitetet dhe punët e politikanëve gjatë mandatit të kaluar apo të harxhuar të tyre në politikë. Dhe qytetarët po nuk kembengulin për ti detyruar politikanët që të japin llogari keta përher do ti shmangen kesaj teme dhe do të imponojne perher tema tjera më të lehta dhe më atraktive për ta dhe e tërë kjo me qëllim për të shpëtuar nga llogaridhënia. Prandaj derisa qytetarët nuk bëhen faktor real që ti obligojnë politikanët që të japin llogari para tyre atëher këta asnjëher nuk do të japin llogari para qytetareve dhe keta të fundit asnjëher nuk do të mund ti dëgjojnë arsyet dhe shkaqet se pse prej shumë premtimeve kanë shume pak realizime. Prandaj te ne Demokracia gjithmonë ka qenë është dhe do të mbetet orale-gojore apo vetëmse premtuese e jo faktike llogaridhënëse,realizuese dhe sqaruese.Ndërsa llogaridhënia është një prej obligimeve të parapara me Kushtetutë dhe me ligjet pozitive të shteteve demokratike por te ne kjo është vetëm formale sepse edhe demokracia është e tillë ndërsa vetëmse në disa shtete të mirëfillta demokratike kjo nuk është vetëmse formale por në to demokracia sa është formale ajo po aq është edhe faktike.

Loading...