Nëse keni dëgjuar më parë për Rosanna Davisonin, atëherë e dini se ajo është shumë diskrete kur vjen puna për mbajtjen e sekreteve të saja personale dhe kjo vjen për shkak se gjyshja e saj ka stërvitur diversantë. Gjyshja e saj, Maeve, që ka jetuar në Kështjellën Bargy në Wexford, ka pasur një jetë mbresëlënëse gjatë së cilës ka trajnuar diversantë shqiptarë gjatë Luftës së Ftohtë në vitet e ’50-ta në Maltë.

Ajo dhe gjyshi i Rosannas, Koloneli Charles Davison, ishin pjesë e Operacionit të Vlefshëm, një strukturë shumë sekrete që tentonte të rrëzonte regjimin komunist në Shqipëri duke stërvitur kryengritës të fshehtë.

Gjyshja Maeve thotë se mbesa, Rosanna 31-vjeçare, ka disa cilësi nga brezi i vjetër në personalitetin e saj: “Mendoj se Rosie ka trashëguar etikën time të fuqishme të punës, përkushtimin dhe dellin për pavarësi. Ajo e di çfarë do”, thotë ajo në një intervistë për “Hello”.

Në të vërtetë, ka qenë pikërisht gjyshja e saj që e ka inspiruar atë të bëhet vegjetariane e përkushtuar pas një vizite në fermën e familjes së saj derisa ishte fëmijë.

Por modelja e “Playboy” insiston se nuk është “prej atyre personave që i detyron të tjerët të zgjedhin atë që do ajo”. Rosanna Davison nga Irlanda, është aktore, këngëtare, modele dhe fituese e çmimit Miss Bota më 2003./Koha

Loading...