Negociatat pas zgjedhore për formimin e Qeverisë, punën e rregullt të institucioneve shtetërore dhe publike, punën e Prokurorisë Speciale Publike, promovimin e projekteve dhe masave të Qeverisë dhe institucioneve tjera, aktiviteteve të funksionarëve publikë, duke i përfshirë aktivitetet protokollare dhe zgjidhjen e çështjeve aktuale dhe të ashtuquajturin “proces të desorosoizimit”, janë temat për të cilat informuan dymbëdhjetë televizionet me koncesion nacional, puna e të cilave është analiza e raportit të Institutit për studimi komunikimi –MODEM, transmeton “Civilalb“.

“Pas mbarimit të 100 ditëve të periudhës pas zgjedhore, në të cilën pati rregulla të posaçme për mediat, të dakorduara në Përzhinë, pjesa më e madhe e televizioneve iu kthyen politikave të tyre standarde redaktuese”, ky është përfundimi nga raporti i fundit i MODEM, që ka të bëjë me përmbajtjet e mediave, të transmetuara në Shërbimin Publik të Radiodifuzionit dhe në televizionet komerciale me koncesion nacional, në periudhën nga 16 deri 20, dhe 23 deri 27 janari.

“Te televizionet si Siteli, Kanal 5, TV Nova dhe Alfa, është vërejtur disbalancë në numrin e materialeve në të cilat si subjekt paraqiten dy partitë  politike më të mëdha. Lajmet në këto katër televizione përsëri ngjajnë në media qëllimi kryesor i të cilave është promovimi i pozitave dhe aktiviteteve të partisë VMRO-DPMNE në lidhje me çështje të ndryshme. Informimi për partinë qeverisëse përkundër opozitës, ka dominuar edhe në televizionet 24 Vesti, Tellma, Alsat M dhe TV 21”, tregon analiza.

“Dallimi kryesor mes dy “blloqeve” mediatike, kur bëhet fjalë për informimin për dy blloqet më të mëdha konkurrentë , nuk përbëhet në raportin kuantitativ mes informatave të publikuara në lidhje me VMRO-DPMNE dhe LSDM. Te televizionet 24 Vesti, Alsat M dhe TV 21 janë observuar në mënyrë kritike gjithsej 127 informata në lidhje me politikat e kësaj partie. Nga ana tjetër, te televizionet Alfa, Sitel, Kanal 5 dhe TV Nova, informimi në të shumtën e rasteve ka qenë propagandues dhe favorizues. Për më saktë, janë publikuar gjithsej 167 informata të këtij karakteri”, thuhet në raportin e fundit të MODEM.

Përskaj aktiviteteve të partive politike pas zgjedhjeve, vëmendje të madhe në mediat shkaktoi edhe puna e shoqërisë qytetare në shtetin. Analizat, mendimet dhe gjetjet e tyre ishin të transmetuara në mediat. U regjistruan edhe raste në të cilat organizata joqeveritare ishin shënjestër e sulmeve nga mediat, kur qëndrimet e tyre janë në kundërshtim me pozitat e partisë qeverisëse.

“Në këtë periudhë të monitoruar e gjithë kjo pranoi qasje të sistematizuar, me falënderim të të ashtuquajturit proces të desorosoizimit, të cilin e paralajmëroi VMRO-DPMNE. Në kornizat e informimit për këtë proces, demonizimi i sektorit qytetar u shpeshtua dhe fitoi më tepër mprehtësi në televizionet TV Nova, Alfa, Kanal 5 dhe Sitel, të cilët së bashku kanë publikuar gjithsej 101 informata sulmuese për organizatat joqeveritare”, qëndron në analizat për punën e mediave.

MODEM përqendrohet në vëzhgimin e përmbajtjeve të mediave dhe përpunimin e analizave të cilat duhet të dëshmojnë nëse ekziston informim i gërryer mediatik i cili e rrezikon pluralizmin politik në procesin parazgjedhor dhe zgjedhor.

Loading...