Luka Modriç ka pranuar mashtrimin fiskal të atribuar nga Agjencia Tatimore, lidhur me tatimin e të drejtave të imazhit dhe ka paguar një shifër afër një milion euro për të shmangur një dënim të mundshëm, sipas “El Mundo”. Modric ka kryer dy vepra tatimore, që lidhen me Tatimin mbi të Ardhurat Personale (IRPF) në vitet 2013 dhe 2014. Qëllimi i futbollistit kroat të Real Madridit është të pranojë mendimin e Thesarit dhe të mos e diskutojë atë. Edhe pse,lojtari nuk përfundon duke rënë dakord me akuzat dhe konsideron se ai nuk ka vepruar në mënyrë të parregullt, ka vendosur të bëjë pagesën e sipërcituar. Ai konsideron se, për shkak të shumës me të cilën përballet, nuk kompenson marrjen e rreziqeve dhe luftës ligjore me Thesarin, siç po bën bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo.

Loading...