Është Luka Modric Topi i Artë i Botërorit. Pavarsisht humbjes së Kroacisë në finalen ndaj Francës, mesfushori i Realit të Madridit është zgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Rusi duke lënë pas kapitenin e Belgjikës Eden Hazard dhe sulmuesin e Francës Antoine Griezmann. Lojtari i ri më i mirë i Botërorit nuk mund të ishte askush tjetër përveç se Kylian Mbapp,autori i 4 golave në këtë Kupë Bote. Ndërkohë falë paraqitjes së tij mbresëlënëse sidomos në çerekfinalen ndaj Brazilit Thibaut Courtois numri 1 i Belgjikës është fitoi çmimin e portierit më të mirë të Botërorit. Spanja edhe pse zhgënjeu në këtë Kupë Bote fitoi çmimin e skuadrës fair play. Harry Kane me 6 golat e tij u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit i ndjekur nga Lukaku, Mbappe e Griezmann me 4, ndërkohë që sulmuesi i Atleticos së Madridit dhe i përfaqësueses franceze u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i finales.

Loading...